Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në konferencën e tij për shtyp ditën e sotme iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se “të gjithë demokratët i njohin bëmat e gjëmat e Ilir Metës”.
Me ironi Presidenti u përgjigj se ai vetë nuk ka asnjë hall por ka qenë aty për të ndihmuar çdo shqiptar, demokrat, socialist apo pa parti qoftë.
Më tej, Meta akuzoi Bashën se me këtë sjellje tregon që është në borxhe që nuk i lan dot dhe se ai si President nuk e ndihmon dot.
“Ilir Meta është në detyrë të përmbushë detyrat e tij. Se ça dinë demokratët për mua është e drejtë e tyre, unë kam qenë gjithmonë me ta, demokratë, socialist e pa parti.
Asnjë herë për t’iu shmangur ballafaqimit me mua. Nëse zotëria ka kurdisur këto fjalë me ndonjë qëllim, se është në hall, është në detyrë, është në borxhe që nuk i lan dot si duket, unë i them që Ilir Meta nuk të ndihmon dot, jo se s’kam dëshirë, por s’i kam mundësitë,” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post