Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Meta tha se Lulzim Basha para mitingut final i është përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën dhe të shtynte zgjedhjet.
“Vendimi i Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Siç ju e dini Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor aq më tepër rritej tensioni mes forcave politkke. Midis mitingje te opozitës dhe anti-mitingjeve të kryeministrit. Me dhjetëra e qindra protestues por edhe pjesëtare te forcave te rëndit u plagosën. Kjo e tensionoi shumë klimën politike ne vend . Në datë 2 qershor, opozita mbajti protestën e 7-të, ku në përfundim paralajmëroi mbajtjen e një proteste përfundimtare në 8 qershor, gjuha e përdorur, veçanërisht nga kryetari i opozitës , tregonte qartë që rrezikohej një përplasje fizike. Në ditët që paraprinë, Presidenti administroi informacion se gjatë kësaj proteste do përdorej dhunë e pakontrolluar ndaj institucioneve të vendit. Në datë 8 qershor President ndodhej në vizitë në Gjermani. Erdhi dhe zoti Lulzim Basha në Gjermani, para mitingut final dhe ju lut Presidentit të Republikës, duke iu përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën dhe të shtynte zgjedhjet, sepse sipas Lulzim Bashës, protesta do te degradonte ne dhunë”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post