Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person.
Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin e ish-ministrit Ylli Manjani. Ai shkruan se duhet llogaritur se çfarë kostosh ekonomike sociale dhe politike sjell kjo gjë.
Reagimi i Manjanit
“Ueeeeee çfarë llogarie!
Si po e don?
Ekonomike?!
Sociale?!
Politike?!
E llogaritë trajtimin njerëzor si mensa të kooperativës ku do hanë të gjithë në një kazan të madh ku gjithmonë vjedh kuzhinieri…
Le pastaj të mendosh që kjo mënyrë të menduari është në favor të sigurisë kombëtare!!!
Sa lekë kushton siguria e Kombit o zotni?!
Po rrëmuja e kaosi në rendin publik sa kushton?!
Pyetje për komisionin e sigurisë këto. Pa i hyrë temave sociale as temave të imazhit të një vendi të tipit “magazinë” apo “landfield” ku bota depoziton të pamenaxhueshmen e vet.
Kjo është Shqipëria që do monizmi i sotëm?!
Po mirë, kur qenka kaq e thjesht pse Britania i largon nga territori i vet dhe madje paguaka për to?!
Pfffff.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post