Për analistin Fatos Lubonja, deklaratat e liderit historik të PD-së, Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, janë veç shërbim ndaj demokracisë në Shqipëri.
“Këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha.
Për mua deklaratat ndaj ambasadores ishin shërbim ndaj demokracisë. Ore a është demokratike kjo që po bëjnë amerikanët? Unë po merrem me këtë. Meqenëse bëhet fjalë për non-grata të Berishës dhe lojën e Yuri Kim. Berisha thoshte për Yuri Kim dhe jo Amerikën. Pyetja ngrihet: A është demokratike?! Nëse keni parasysh, akuza që iu bë Berishës për korrupsion, nuk është thjesht e tillë, por se ‘ka kërcënuar rëndë demokracinë’. Po këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha.
Një ambasadore që thotë vetë që punon me qeverinë, që ka konflikt interesi në këtë aspekt, futet në lojërat politike se kush nuk do të bëhet apo do të bëhet kryetar i një partie, që nuk respekton as zgjedhësit e kësaj partie. Kur del ai me 4200 firma, në vend që të thotë demokratët, ajo thotë; ne njohim këtë. Po a është kjo demokratike? Jo! Demokratike është që të respektohet populli. Këtu nuk kemi të bëjmë me demokraci, por është sulm ndaj saj dhe për të mbështetur një regjim, për interesa që ambasadorja ka me këtë regjim. Si regjimi i Pinoçetit,” – tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post