Gjatë një interviste televizive, Lulzim Basha nuk ka nguruar të sulmuojë atë që e ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës”.
Intervista:
Pyetja: Ditën që ju shpallët “trekëndëshin e Bermudës”, ju shpallët një front beteje me Ilir Metën. Pse e sulmuat ju Ilir Metën?
Basha: As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre.
Pyetja: E keni kërkuar dhe në 2017-ën, kur thatë nuk do të ketë koalicion me LSI-në. Këtë herë nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, realisht?
Basha: Nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar kësaj çështje, besoj se është shteruese dhe nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që nuk meriton, secilit i kam dhënë atë që meriton.
Diskutime rreth kësaj post