Më në fund ndodhi puthja e shumëpritur mes Pajtimti dhe Sarës në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Mirëpo pas puthjes, Sarah i ka bërë një kërkesë Pajtimit.
Ajo ka kërkuar që ky veprim të mbetet mes tyre dhe asnjë prej banorëve mos të dijë asgjë se çfarë po ndodh mes tyre.
“Vetëm unë, ti dhe kamerat. Askush tjetër”,- tha ajo.
Kësaj kërkese Pajtimi zgjodhi të mos t’i përgjigjej por la të nënkuptohet se e pranoi në heshtje. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mes tyre.
Diskutime rreth kësaj post