Analisti Artur Zheji ka komentuar deklaratat që ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje nga foltorja, ku nuk i kurseu qëndrimet e tij ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.
Berisha tha se ambasadorja nuk do të shkelte në zyrën e tij, (atë të kryetarit të PD-së) nëse nuk i kërkonte falje demokratëve. Lidhur me këto deklarata, Zheji tha se ishin hakmarrje politike dhe se mendon që është ende kryetar i PD-së.
Komenti i Zhejit:
“Deklaratat e Zotit Berisha mu dukën në përputhje me ato që ai ka thënë dhe s’ka thënë që i quan; procesi i foltores. Më pas vazhdoi si një “proces për rrëzimin e ish-kryetarit Basha, siç e quan ai. Më pas raundi i tretë ishte për mbledhjen e kongresit dhe momenti i katërt ishte se Kongresi do të rrëzonte Lulzim Bashën më pas momenti i 5 është se Kongresi do të zgjidhte kryetar Berishën dhe ai do të ishte kryeministër i ardhshëm”. Duke e imagjinuar Berishën si kryetar të PD, “Yuri Kim s’do të guxonte të shkelte në derën e tij pa iu kërkuar një falje publike demokratëve”. Është e habitshme se si ai i ka dhënë të gjitha gradat vetvetes. Shoh ripërsëritje, e sheh veten si kryetar të PD, dhe e sheh veten kryeministër. E ndjen veten të aftë që të shpallë non-grata SHBA. Gjithë ky proces nuk ka demokraci, por është më tepër një hakmarrje politike, dëshirë për protagonizëm absolut për të ekuilibruar atë keqardhje kur u stigmatizua si i korruptuar dhe që u shpall non-grata nga SHBA. Ky proces është ndarës dhe jo bashkues.”, tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post