Ish-presidenti dhe demokrati Bujar Nishani ka ngritur alarmin, teksa shkruan se Tiranën e kanë futur në kolaps total. “Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte”, shkruan Nishani.
Postimi i Nishanit:
“Kryeqytetin e verdin, Tiranën e kanë futur në kolaps total.Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.
Asgjesimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moton ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë.
Interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi.
Një grup të korruptuarish e korruptorësh që nuk kanë kurrfarë parimi, morali apo aftësie, kanë kapur për fyti shtetin, drejtësinë e opozitën për të dhunuar lehtësisht, pa kurrfarë pengese e frike qytetarin !
Të nxisim e të kërkojmë ringritjen e betejës së opozitës, rikthimin e vetë opozitës së vërtetë si mjet, për të rikthyer fuqinë e qytetarëve.
Boll Më ! ????????”shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post