Ndonëse ka pak ditë që ka hyrë në shtëpinë e BBV, Antonela ka “turbulluar” ndjeshëm situatën brenda. Një nga banoret që e ka patur në “shënjestër” ka qenë edhe Beniada, e cila së fundmi e ka ironizuar shkodranen për vëmendjen e tepruar që i kushton vetes. “Edhe ne jemi të bukura. Pse nuk kemi trup ne? Nuk kemi sy ne? Nuk dimë të vishemi ne?”- tha Beniada ajo teksa bisedonte me Fifin.
Po ashtu Beniada nuk ia përtoi edhe ta imitonte Antonelën për orët e gjata dhe gjestet që bën para pasqyrës. “Të gjithë shihemi në pasqyrë por nuk bëjmë ashtu. Shihemi dy minuta dhe kaq, nuk rrimë dy orë. Nuk ka nevojë të bëjmë veprime kot”- shtoi ajo. Më tej Beniada iu drejtua vetë Antonelës me këto fjalë: Ke ardhur dhe po na tregon se je e bukur? Prit se ke rrugë përpara!
Diskutime rreth kësaj post