Lideri historik i PD, Sali Berisha teksa zhvillonte ‘Foltoren’ e radhës me gratë demokrate, iu përgjigj ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila deklaroi se nëse në krye të PD vjen Berisha nuk do i trokasë në derë.
Ai tha se kur të fitojë dhe të bëhet Kryeministër, do t’i presë të gjithë amerikanët, përveç Yuri Kim. Kjo e fundit sipas Berishës duhet t’i kërkojë falje demokratëve.
“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore, ajo që më tepër se interesat e SHBA mbron politikën e George Soros në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha nuk do t’i jap dorën apo nuk do t’i trokas në derë. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës do të jetë e hapur për ambasadorët e SHBA-ve me të vetmin kusht: Nëse quhet Yuri Kim në zyrën time s’do shkeli kurrë pa i kërkuar të falur demokratëve shqiptarë. Do kërkosh falje se s’jemi burrat e barit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post