Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ‘burime amerikane’ i kanë thënë atij se gjatë një takimi me ambasadoren e SHBA në zyrë, Basha i kishte kërkuar të dilnin jashtë sepse ‘Berisha më ka futur regjistrues në zyrë’. Edhe pse pas humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit Berisha në asnjë moment nuk bëri përgjegjës Bashën, sot u shpreh se nuk kishte ndërmend ta linte atë në krye të opozitës në një mandat të tretë. Ai akuzon më tej Bashën se bashkëpunoi për shpalljen e tij ‘non grata’ ishte pikërisht për këtë arsye.
“Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dora dorës, do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha dhe t’ju them këtu se burime tërësisht amerikane, më informonin se ky i thotë ambasadores të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur Berisha regjistrues dhe bisedojmë jashtë. E imagjinoni dot? Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë në krye të opozitës dhe do gjeja të gjitha mënyrat të vija te ju për tju thënë që ky vetëm po kalon nga disfatë anë disfatë dhe ndaj ai bashkëpunoi për një vendim që unë e përballoj vetë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post