Historia mes këngëtares Fifi dhe ish-futbollistit, Granit Cana, ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara të “Big Brother VIP”. Edhe pse ata vendosën të ishin vetëm miq, nuk e humbën raportin miqësor me njëri-tjetrin.
Që nga hyrja në shtëpinë e famshme, dyshja ishin treguar të afërt me njëri-tjetrin, deri në momentin kur Graniti u shpreh se nuk e sheh më shumë se shoqe.
Por, përkundër kësaj ata arritën të ruajnë një raport miqësor dhe të tillë e mbajtën edhe para daljes së Granitit nga shtëpia.
Në një diskutim të fundit që ka bërë me Sarën, Fifi u shpreh se mendon për të gjatë gjithë kohën dhe se po i mungon.
Këngëtarja tha se kur e sheh raportin e Sarës me DJ PM, ia kujton atë që ajo kishte në fillim me Granitin.
“Ti me PM ma kujtoni marrëdhënien time me Granitin. Kur ju shoh juve, e shoh veten dhe them kështu kam qenë unë me Granitin”, ka thënë Fifi.
E pyetur nga Sara nëse e mendon Granitin që kur u largua nga shtëpia, këngëtarja e hitit “Marova”, nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Po e mendoj gjatë gjithë kohës, më mungon shumë”, është shprehur Fifi.
Diskutime rreth kësaj post