Donaldi u ka kërkuar pasditen e djeshme banorëve, që të mos vazhdojnë me etiketimet si i dashuri i Borës, pasi në lojë ka hyrë vetëm dhe vazhdon të luajë si i tillë.
Por reagimin më të fortë për këtë deklaratë e dha Semi, shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, prej 15 vitesh.
“Nëse je single, pse e puthe atë natë? Keq bëre që e puthe. Tentove ta puthje, e puthe e pastaj thua jam single”, është shprehur Semi e acaruar.
“Kam 6 muaj që jam i ndarë. Nuk je në kokën time”, ia ktheu Donaldi gjatë diskutimit.
Ndërsa Semi vazhdoi t’i kërkojë që të bëjë kujdes me deklaratat, sepse ajo është person publik.
Donaldi vazhdon të jetë i vendosur, që deri në momentin kur ai do sqarohet jashtë shtëpisë, e konsideron veten vetëm.
Diskutime rreth kësaj post