Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar në lidhje me shkarkimin nga Lulzim Basha, të Sekretares së degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku.
Nishani thekson se ky është një veprim, që e bëjnë vetëm ordinerët. Ai shton se demokratët do e ringrenë PD-në.
Postimi i Bujar Nishanit:
“Kush janë këta që shkarkojnë Sekretaren e Degës së Sarandës, pa asnjë arsye, pa kurrfarë legjitimiteti statutor, pa kurrfarë gjykimi, dëgjimi, shqyrtimi e vendimi të Kryesisë.
Ju them unë se kush jeni ju. Jeni ca b*anditë ordinerë ! Mjeranë vulgarë që nuk keni as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani.
Ju nuk keni asnjë element ku të krahasoheni me një zonjë të nderuar që i jep dinjitet familjes së saj, qytetit të Sarandës, Partisë Demokratike, vetë kësaj shoqërie.
Por unë po ju nënvizojë veç një element dallues tuajin me të. MORALIN ! I saji shkëlqen, juaji kutërbon !
Demokratët do ta ringrenë Partinë Demokratike, sepse do të shpëtojnë Shqipërinë”, shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post