Deputeti i PD Ervin Salianji, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së degës lokale të PD në Korçë, ku pas këtij takimi, ai ka deklaruar për mediat se “100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit”.
“Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Po harrohet lufta ndaj Ramës, me l*uftën ndaj Berishës dhe luftë e re që mban erë ndaj presidentit? L*ufta është veç ndaj Ramës. Ndaj vjedhjes së qeverisë”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Salianji i ka quajtur të pavërteta deklaratat e deputetit Edmond Spaho, i cili është shprehur se 65% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të datës 11 Dhjetor.
“Nuk ndalohen ëndrrat”, është përgjigjur ai kur është pyetur për deklaratat e Spahos.
I pyetur për mediat nëse do të përjashtohen përfaqësuesit e PD që do të marrin pjesë te Kuvendi i 11 Dhjetorit, Salianji e ka mohuar një gjë të tillë.
“Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë“.
Diskutime rreth kësaj post