Juventus nuk dorëzohet kurrë. “Zonja e Vjetër” merr një fitore jetike në transfertë përballë Lazio, një sukses që i afron gjithnjë e më shumë me zonën Champions. Në stadiumin Olimpik gjithçka u vendos nga 11 metra distancë, dy penallti, një për çdo pjesë mjaftuan për të thyer kryeqytetasit. Në mungesë të Dybala ishte Leonardo Bonucci ai që bën heroin për bardhezinjtë.
Kapiteni u tregua dy herë i saktë në ekzekutim e penalltive duke e kthyer në festë këtë transfertë delikate. Ndryshe nga se pritej, Thomas Strakosha e ndoqi këtë sfidë nga pankina ndërsa Hysaj zbriti në fushë si titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43-të.
Diskutime rreth kësaj post