Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se do të votonte pro bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kushti i vetëm i Kurtit është që referendumi të jetë demokratik.
Ai ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë për “Moncole”. Kurti shprehu bindjen se dhe qytetarët do të ishin në të njëjtën linjë me të, nëse ky referendum do të zhvillohej.
Deklarata e Kurtit:
“Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë.
Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post