Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryetarët e degëve të PD, apo ish-kryebashkiakët, të cilët marrin pjesë në takimet e Edi Ramës apo Taulant Ballës.
Paloka shkruan në Facebook, se drejtuesit e PD refuzojnë të shkojnë te “Foltorja”, por rreshtohen te takimet e Ramës e Ballës.
Një rast të tillë e denoncoi sot Syri.net, ku kryetari i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto refuzoi t’u bashkohej demokratëve dje në “Foltoren” e Sali Berishës, por që nuk hezitoi të shkojë te ceremonia e Taulant Ballës, për të përkujtuar L*uftën Nacional Çlirimtare.
Këta kryetarë partie apo kryetarë bashkie, shkruan Paloka, nuk përfaqësojnë demokratët.
Postimi i plotë:
“Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në ‘Foltoret’ e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post