Biznesmeni dhe miku i kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca, doli sot me një porosi të kreut të qeverisë, duke ofenduar me fjalor fyes fermerët.
Shqetësimi madhor i kryeministrit ditët e fundit, ka qenë pr*ostesta e fermerëve të Myzeqesë, të cilët janë të detyruar të hedhin prodhimet e tyre se nuk gjejnë treg.
Por për t’u h*akmarrë ndaj fermerëve bezdisës të kryeministrit, Rama nxori Gjergj Lucën t’u hakërrehet me fjalor fyes, nga një takim me peshkatarët.
Gjergj Luca fermerëve:
“Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna…(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme”, shkruan Luca.
Diskutime rreth kësaj post