Mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj “shtetasit Ilir Meta”, siç edhe e quajti duke u përpjekur që ta ndajë nga presidenca.
Sipas kreut aktual të PD-së, Meta gjatë 2 javëve të fundit të fushatës zgjedhore ka qenë ndihma kryesore e Edi Ramës, gjë që çoi edhe në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e opozitës.
Mëngjesin e kësaj të shtune, presidenti i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “kryetar kukull”.
Gjithashtu, ai i kujton Bashës padronin e vërtetë që e urdhëron si “katërkëndëshin” e dështimeve të tij, të cilat janë edhe arsyeja madhore, se përse Edi Rama dhe oligarkia ka kapur shtetin e gëzon edhe mandatin e tretë.
Reagimi i plotë:
“Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha gr*eminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.
Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:
1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
3. Djegia e mandateve të deputetëve;
4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.
Hipokriti, që gjoja do përmbyste me forcë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post