Nga Librazhdi ku ishte në “Foltoren” e radhës, Sali Berisha njoftoi se në datë 11 Dhjetor, ditë që ka thirrur Kuvendin do të nderojë Azem Hajdarin.
“Në Kuvendin e 11 Dhjetorit tribuni i pluralizmit Azem Hajdari do të shpallet President nderi i përjetshëm i kësaj partie”, është shprehur ish-kryeministri.
Një qytetar pyeti ish-kryeministrin, se çfarë do të ndodhë me PD-në pas 11 Dhjetorit? “Jam një ballist brenda PD-së. Sot jam në ditën më të lumtur, pasi thamë një të vërtetë të madhe historike”.
“Por çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike”?- pyeti demokrati.
“Ne do ta rithemelojmë Partinë Demokratike” deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post