Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në Rajon.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil, dëshmon edhe njëherë se manipulimi e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katas*trofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.
Postimi i Bashës:
“Me përjashtim të një l*ufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se mas*akra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, dhe oligarkisë, që ka shk*ërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. Vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post