Ish-presidenti Bamir Topi, gjatë një interviste televizive, ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, duke u shprehur se nuk është surprizuar aspak.
Duke u kthyer pas në kohë, ai u shpreh se Basha pas fitorës së tij, aspak të ndershme me Oldashin, nuk do të ketë më trofe.
“Berisha e ka mbështetur Bashën dhe deri në atë moment nuk ka ndjerë asnjë lloj rreziku të asaj natyre. Mendoj se do të jetë sërish deputet me Ramën. Basha gjithmonë është parë nga të gjithë, edhe nga unë si një njeri që vendimmarrjen nuk e kishte të vetën. Ishte krijuar ideja që nuk kemi gabuar në fakt, se Basha ishte një manekin në duar e Berishës. Ai vetë ka pasur një betejë të brendshme psikologjike dhe ka gjetur rastin për të dalë nga kjo situatë. Kjo ka qenë në etapën dhe fazën finale të këtij vendimi. Nuk jam surprizuar nga kjo ngjarje. Basha nuk më ka bindur kurrë dhe kam thënë se nuk e dërgon në fitore PD-në. Kam thënë pas fitores së tij aspak të ndershme me Olldashin se e ardhmja e Bashës nuk do të ketë trofe”, është shprehur Topi.
Diskutime rreth kësaj post