Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për përçarjen e marrëdhënieve më LSI, Monika Kryemadhin, Presidentin Meta dhe replikat mes tyre në distancë. Basha i konsideroi si replika imagjinare, duke u shprehur se nuk do të ulë nivelin e bisedës.
Deklarata e Bashës:
“Jo, nuk preferoj të hyj apo të preferoj ta ul nivelin e bisedës në komentimin e replikave të bëra apo kundër replikave të imagjinuara.
Për mua, si kryetar i opozitës, misioni është fare i qartë. Të gjithë ata që e shohin veten përballë regjimit, jo vetëm që janë të mirëpritur, por do të krijojmë mekanizmin, platformën qytetare për demokracinë që ta gjejnë veten e tyre dhe të japin maksimumin në këtë betejë, pa hile, por ama të hapur që, aq sa mundet të japin kontributin e tyre, qofshin këto forca politike, parti politike, qofshin faktorë shoqërorë, qofshin grupe interesi, të cilët mezi presin çlirimin e Shqipërisë nga ky makth dhe çlirimi i Shqipërisë nga ky makth do të vijë.
Dhe PD-ja më 18 dhjetor do të rikonfirmojë se është e vetmja shpresë për ta sjellë këtë ndryshim. Më 25 prill shqiptarët donin ndryshimin, ndryshimi iu mohua përdhunshëm përgjatë një viti pothuajse krimesh elektorale, vendimesh të njëanshme, abuzimit me shtetin dhe me burimet shtetërore, përfshirjes së krimit, shitblerjes së votës. Më 18 dhjetor PD-ja do të rikonfirmojë se është forca e vetme, alternativa e vetme, e cila jo vetëm do të mundë këtë të keqe, por do të mundë po kështu makthin 30-vjeçar të transicionit. Pra nuk bëhet fjalë thjesht për zhvendosjen e regjimit, për heqjen e regjimit, bëhet fjalë për një transformim tërësor të qëndrimeve të PD-së ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve dhe ndaj vizionit tonë për të nesërmen.”-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post