Analisti Arjan Curri nxjerr blof deputetin e Lulzim Bashës, Ervin Salianjin lidhur me 4200 firmat e dorëzuara në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arjan Çani, analisti dhe pedagogu Curri u shpreh se ai kishte shkuar te zyra e Palokës dhe kishte parë firmat. Listat ishin të sakta, tha Curri.
“Unë i kam parë listat e firmosura nga delegatët. Dhe janë të gjitha në rregull”.-tha ai.
Ndërsa Salianji insiston se firmat nuk janë dorëzuar në PD, duke mohuar faktin e ekzistencës së 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post