Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai ka sulmuar kreun aktual të PD Lulzim Basha, lidhur me deklaratat e tij se në 2011 fitoi zgjedhjet për kryetar Bashkie të Tiranës, pasi la jashtë fushatës Sali Berishën.
Balliu është shprehur se Lulzim Basha pa mbështetjen e Sali Berishës nuk bëhej dot as roje parkimi në Bashkinë e Tiranës, kur u zgjodh dhe kryetar.
Komenti i Balliut:
“Pa Sali Berishën as roje parkingu nuk bëhej dot te Bashkia e Tiranës. Ai i futi thikë pas shpine Sali Berishës. Po demokratëve të thjeshtë çfarë u bën ky. Unë nuk kam pasur këto mendime për Lulzim Bashën, por ky me këto që po bën, ka qartazi një plan për shkatërrimin e PD”, u shpreh ish-deputeti.
Diskutime rreth kësaj post