Juventusi është gati për transfertën në “Olimpico” kundër Lazios. Trajneri Massimiliano Allegro ka dalë sot para mediave dhe ka vlerësuar kundërshtarin dhe trajnerin rival, i cili më parë ka drejtuar edhe bardhezinjtë.
“Maurizio është një trajner shumë i mirë. Nuk duhet harruar se këtu ka fituar një titull kampion. Tani është momenti që të veprojmë, jo të mendojmë dhe të flasim.
Fillon një javë vendimtare dhe duhet të vlerësoj se kë lojtar do të marr në Romë. Dybala? Duhet kujdes, sepse pulpa është e rrezikshme”.
“Përballen dy skuadrat që në 10 vitet e fundit kanë ndarë trofetë në Itali, kupën dhe kampionatin. Një sfidë e bukur, dy skuadra që po notojnë rreth vendit të katërt.
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kam parë vetëm lojtarët europianë, pasi amerikano-jugorët erdhën me vonesë dhe do të shoh sot se kë do të kem në dispozicion”, tha Allegri.
Diskutime rreth kësaj post