Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së ‘Medaljes së Artë’ për nxënësit ekselentë. Gjatë fjalës së tij Rama ka bërë një batutë me djemtë ekselentë. Kryeministrit i bëri përshtypje që në këtë ceremoni ishte i lartë numri i djemve që kanë marrë fjalën pasi morën medaljen, megjithëse ishin në pakicë krahasuar me vajzat ekselente.
“Po ndodh diçka shumë e veçantë sot. Zakonisht vajzat flasin, djemtë nuk flasin, këtu s’ngeli djalë pa e marrë fjalën. Mbase duke ndjekur falenderimet e posaçme për mamatë janë çuna mami që kanë marrë urdhër nga mami që dil atje dhe fol. Po shumë mirë gjë e mirë është se kështu si jeni katandisur 20% këtu të paktën merrni fjalën që të dukeni më shumë. Komplimente dhe ju jeni krenarë për nënat tuaja por të jeni të sigurt që ato janë edhe më krenare për ju”, iu tha kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post