Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për pretendimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili dje pretendoi se në mbledhjen e krerëve të degëve të PD-së, vetëm 5 prej tyre kishin dalë kundër Lulzim Bashës.
Intervista:
Pyetja: Bardhi ka thënë vetëm 5 ju mbështesin?
Berisha: Po, po. I them unë nga të pranishmit, mbi një 20 të tjerë hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar. Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi. Me datë 11 PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi,. Ata do të krijojnë një fushatë për t’i bërë fresk kreut të Meduzës.
Në disa intervista të njëpasnjëshme për mediat sot, Basha u shpreh se Berisha po ndihmohej për mbledhjen e firmave nga personazhe të skeduar, duke përmendur: Suel Çelën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas Bashës, Berisha kishte përgjegjësi pasi nuk po distancohej publikisht ndaj tyre.
Diskutime rreth kësaj post