Princeshë Diana ka ditur gjithmonë të dallohet me pamjen e saj dhe shquhej për mirësinë e shpirtit. Për shembull, Mbretëresha e Zemrave refuzoi të vishte doreza ndërsa ishte në punë zyrtare, në mënyrë që të ishte më afër njerëzve dhe t’u tregonte atyre dashuri. Një herë, ajo u fotografua me 2 ora në dorë dhe kjo nuk ishte rastësi.
Dianës i pëlqente të shprehte ndjenjat e saj ndaj njerëzve që donte dhe ky gjest ishte bërë edhe për dikë të veçantë.
Ky veprim ka një mesazh të fshehur dhe emocionues. Kjo foto e Princeshës Diana është realizuar në vitin 1981, pak pasi ajo dhe Princi Charles u fejuan. Kamera e kapi atë duke parë të dashurin e saj duke luajtur polo në Guards Polo Club në Windsor. Gjithçka dukej e rregullt, përveç këtij detaji të vogël ekstravagant: Diana kishte 2 ora në kyçin e dorës.
Me sa duket, ora e artë me rripin e hollë i përkiste Dianës, por ajo e errëtaishte princit Charles. Diana tha se mbante orën e partnerit për nder të tij dhe për t’i sjellë atij fat.
Diskutime rreth kësaj post