Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur pas takimit që zhvilloi Lulzim Basha mbrëmjen e së mërkurës me 71 krerët e degëve të Partisë Demokratike me fokus pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
Bardhi ka konfirmuar se 5 kryetarë degësh i kanë dalë kundër Bashës duke shfaqur shqetësimin në lidhje me Kuvendin e PD-së. Gjatë prononcimit për mediat, Bardhi tha se 5 kryetarët e degëve janë dëgjuardhe respektuar për shqetësimet e tyre.
“Ishte evidente 5 kryetarët e degëve që nuk do marrin pjesë janë: Kryetari i degës në Vlorë, Kryetari i degës në Devoll, Kryetari i degës në Fushë Krujë, Kryetari i degës në Paskuqan dhe Kryetari i degës 1 në Tiranë. Këta kanë shfaqur një shqetësim të tyre në lidhje me Kuvendin kombëtar janë respektuar dhe janë sqaruar për çështjet që kanë kërkuar sqarim. Është detyra jonë të sqarojmë për interesin e Shqipërisë për cdo çështje dhe pikëpyetje”, tha Gazment Bardhi nga selia blu.
Diskutime rreth kësaj post