Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka folur për periudhën e errët të Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste. Gjatë një ekspozite të titulluar “Në emër të Amerikës”, diplomatja amerikane vuri theksin tek mesazhi që duhet marrë nga periudha e komunizmit dhe ngjarjet e tmerrshme që kanë përjetuar qytetarët gjatë internimeve dhe persekutimeve.
“Të gjithë jeni në dijeni për fillim e këtyre marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, në kohën që po vinte perandoria otomane dhe fuqitë e mëdha menduan që mund ta ndanin Shqipërinë mes vendi. Si amerikane ndihem krenare që ishte presidenti ynë tha që Shqipëria është një vend një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe të jetë e lirë. SHBA s’janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë. Diktatura komuniste filloi të shtrëngonte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe duke ndërtuar qindra mijëra bunkerë të panevojshëm për të shmangur pushtimet imagjinare, ky është thelbi i kësaj ekspozite, arsyeja pse e kemi se komunistët s’ishin të kënaqur me mbylljen e kombit shqiptar, por donin ta mbyllnin kombin fizikisht dhe shpirtërisht. Ajo që ndodhi ishte me qindra persona nisën të persekutoheshin”, tha ajo.
Ndër të tjera, ambasadorja u shpreh se demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përkryer, por është burim i sakrificave të personave që luftuan dhe rrezikuan jetën.
“Është një histori persekutimesh dhe brutaliteti, por edhe një histori e dinjitetit dhe qëndresës. Në fakt kjo nuk është një histori e vdekur, por një histori e gjallë. Ndaj është me rëndësi të kujtojmë gjithë këta njerëz tmerret që kanë kaluar, ata burra e gra trime nga të gjitha anët e Shqipërisë që patën guximin të rrezikonin jetën. Demokracia që kemi sot mund të mos jetë e plotë, mund të mos jetë e përkryer por është me rëndësi të kujtojmë që është bërë përmes gjakut mundit dhe djersës të atyre personave që luftuan e punuan, paraardhësve tuaj”, tha ambasadorja Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post