Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e quan “tallje” procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetës së tij. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, Salianji theksoi se “s’ka firma”, duke aluduar se shumë prej tyre janë mbledhur me falsifikim gjatë “Foltoreve” të mbajtura prej Berishës.
Madje, për të treguar se në zyrën e Palokës nuk janë firmat e mjaftueshme, zoti Salianji u shpreh se asnjë delegat i zonës së tij elektorale nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Sipas tij, Berisha ka “miting” dhe jo Kuvend, duke shtuar se i vërteti do mbahet më 18 dhjetor.
“I kanë marrë edhe në mënyrë të falsifikuar. Ti nxjerr unë që e pranojnë vetë. Nuk janë delegatë dhe nuk certifikohen pa kaluar sipas statutit. Tani që kalon në kryesi dhe votohet. Kaluan në Kryesi. Hajdeni me datë 18. Këta anëtar qenkan më të mirët. Nuk ka Kuvend dhe ka miting. Kaq njerëz i mbledhin dhe nisma Thurje ka mbledhur njerëz. Është garë dhe diskutim si të bëhet më mirë për PD. A kërkoi Kuvend u dha Kuvendi. Po tani”, deklaroi ai.
Po ashtu, Salianji theksoi se nuk e vërteton dot nëse 4200 firmat e pretenduara janë mbledhur apo jo. Sipas tij, kartat duhet të verifikohen në ditën kur mblidhet Kuvendi.
“Ku e matim ne këtë. PD ashtu si çdo institucion tjetër jep karta delegatësh duke iu dhënë degëve. Karta e lëshuar vjen e verifikohet sërish ditën e Kuvendit. Si qenka kjo punë që janë delegatë të Kuvendit. Ku e dimë ne këtë. Nuk e vërteton dot këtë. Nuk bëhet kjo që tha Edi Paloka. Kush e tha këtë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, zoti Salianji akuzoi Berishën se po luan lojën e Ramës.
“Foltorja po i jep oksigjen qeverisë, se në Kuvend e kanë mendjen tek ata. Nuk ndahet PD. Do ketë vetëm një PD dhe ju e dini që opozita është frymë”, nënvizoi deputeti Salianji.
Diskutime rreth kësaj post