Einxhel dhe Iliri janë përfshirë në një konflikt të ashpër gjatë ditëve të fundit që ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së spektaklit të sotëm. Komunikimi mes tyre ka degraduar duke e etiketuar njëri-tjetrin edhe me epitete të tilla si: I pafytyrë, skuth, manipulatorë, fallxhore, i ligë.
Mbrëmjen e sotme Einxhel tregoi se është përpjekur gjithnjë për të ndërtuar një urë lidhëse me Ilirin. Nga ana tjetër balerini i përcaktoi gjithë tentativat e saj për afrimitet dhe komunikim vetëm për interes të lojës dhe nominimeve.
Në debat janë përfshirë edhe disa prej banorëve të tjerë. Arjola i dha të drejtë Ilirit ndërsa Donaldi u përpoq të mbronte Einxhel.
Iliri: Më je afruar prej nominimit
Einxhel: Ti aty shqetësohesh, mua nuk më intereson për nominimet
Einxhel: Duhet të tregosh më shumë pjekuri
Iliri: Nuk ma tregon dot ti pjekurinë
Einxhel: Iliri ka bërë përçarje moshore
Iliri: Ti kur erdhe nuk kishe asnjë shok
Einxhel: Iliri gjithë këtë kohë më është dukur si plak pervers që më ka ndjekur mua çdo lëvizje. Pse më quan Zhulietë?
Iliri: Sepse u bëre papritur shumë e dashur dhe ke bërë veprime të cilat mua më janë dukur të egzagjëruara.
Einxhel: Vazhdo grij sallatë.
Iliri: Nëse grij sallatë, ti krosit bar.
Diskutime rreth kësaj post