Ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se në bashkëpunim me Ramën, po përpiqet të shkatërrojë Partinë Demokratike.
Ristani u shpreh se qeveria aktuale e ka siguruar mbijetesën duke kapur opozitën. Ish-sekretari theksoi se parashikohet një rrugë që e lejon Kuvendin të mblidhet nga anëtarësia.
“E vërteta është që ky regjim për të siguruar mbijetesën e vet ka mundur të kapë opozitën dhe ta mbajë atë peng nëpërmjet kryetarit Basha, i cili brenda PD-së është sjellë si një autokrat duke asgjësuar demokracinë e brendshme, votën e lirë, institucionet e zgjedhura dhe për këto arsye lindi si nevojë brenda PD për të zgjidhur hallet që kemi me këtë autokrat në krye të PD. Demokracia parashikon një rrugë të mbledhjes së Kuvendit nëpërmjet vetë anëtarësisë. Është kjo rruga që është e shkruar në statut dhe është ndjekur në këtë rast, kur janë mbledhur mbi 4000 firma. Basha në bashkëpunim me Ramën e ka mision shkatërrimin e Partisë Demokratike”, tha Ristani.
Diskutime rreth kësaj post