Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga situata në familjet shqiptare, të cilët janë në varfëri dhe nuk përmbushin nevojat bazike. Sakaq, Basha tha se Rama ka miliona euro për të paguar, pasi ka humbur në arbitrazhe, ndërsa shumë para të tjera po i përdor për luks të shfrenuar.
“Meqë jemi te metaforat, qëllimi yt kryesor është të bësh pikërisht atë që u përpoqe të bësh dje, të heqësh vëmendjen nga tmerri që i prek familjet shqiptare. Vjedhja më e madhe, borxhi më i madh i një qeverie që ka qeverisur këtë vend. Qeshni ju derrat e kënaqur. 338 milionë euro në arbitrazh kush do i paguajë, ndërkohë Beccheti ka filluar t’i marrë paratë, se këta thonin asnjë cent. Ju ndaluat komisionin hetimor, atë që as SPAKU nuk e ka bërë akoma, do të detyrohet ta bëjnë kur të dali që ky dhe dy vartës të tij janë shkaktarë të një dëmi të madh. Informacione që mbeten për tu verifikuar, thonë se një tjetër faturë 125 milionë euro po afron në lidhje me një tjetër media që ka fituar një arbitrazh ndaj tij, duke treguar mesazhet e kërcënimit që i dërgoheshin pronarëve të mediave, për të censuruar lajmin dhe për të goditur opozitën. 113 mln euro të tjera për klubin e oligarkëve dhe 51 mln euro shtesë për shpenzimet qeveritare, për Nusretin dhe për charterat. Këto janë faktet dhe shifrat e buxhetit. Do të mjaftonte një e treta e këtyre shifrave që të plotësohej amendamenti i PD për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për mallrat ushqimore, nga 20 në 6 për qind. Një ulje prej 14 për qind, e cila nëse do funksiononte, do sillte uljen e shumëpritur të çmimeve që rriten për ditë, për shportën bazike ushqimore, për mbi 51 për qind të shqiptarëve që janë në kufijtë e varfërisë, apo të paktën 30 për qind e kusur sipas Bankës Botërore, janë të varfër, dhe nuk përmbushin nevojat bazike për të ngrënë një vakt. Shpenzime luksi e oligarkësh. Me paratë e tjera që do s’do po i paguan dhe do vazhdojë t’i paguajë për shkak të gojës së shfrenuar dhe epshit të shfrenuar për pushtetin e tij. Nuk kam dëgjuar kryeministër të Kosovës të përdorin fjalor të tillë, tek vëllezërit e motrat tona. Arrin të subvencionojë me të paktën 100 mln euro fermerët, dhe si rezultat produktet nuk do derdhen rrugëve, përkundrazi produktet e tyre shiten në tregun e Kosovës dhe konkurojnë në tregun e Shqipërisë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post