Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, njëherësh anëtar i Kryesisë shprehet e PD-ja ka vetëm një Kuvend, e ai, sipas tij, është i datës 18 dhjetor.
Ai në Zona Zero e cilësoi si një debat artificial datën 18 dhjetor dhe që i shkon për shtat atyre që duan të përçajnë PD-në.
“Më duket një debat artificial, PD është një, të mblidhen të gjithë në një datë, më 18 dhjetor. Më 11 apo 18 dhjetor është i kotë, nxitën nga skizmë që i çon hulli PS-së. Përplasja për datën e Kuvendit. Nuk e di çfarë pengese ka që të mblidhen të dy Kuvendet në një. Kishte debate ne Kryesi, por asnjëherë nuk shkoi në përplasje fizike. Është një moment që të diskutojmë”, – tha Çollaku.
“Situata është e pazakontë, nuk e fsheh. Prodhon emocione e sensbilitete të ndryshme, po nëse gjendet ADN e duhur dhe ndërgjegjja do të dominojë besoj se dalim nga kjo. Duke i bërë thirrje ndërgjegjes dhe jo interesave do të dominojnë dhe do të dalim më të bashkuar”, – theksoi Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post