Një ekuipazh ndërkombëtar prej katër personash mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), konfirmoi të enjten agjencia hapësinore amerikane NASA.
”Kapsula e ‘Crew Dragon Endeavour’ që mbante astronautët amerikanë Thomas Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron dhe kolegun e tyre gjerman, Matthias Maurer u ankorua në stacionin hapësinor pas një udhëtimi afërsisht 20 orësh”, deklaroi NASA.
Katër astronautët u ngritën nga Kejp Kanaveral, në bregun qendror të Floridës të mërkurën në mbrëmje. Ata i bashkohen astronautit të NASA-s Mark Vande Hei dhe kozmonautëve rusë Oleg Nowizki dhe Pyotr Dubrov, të cilët kanë qenë në ISS që nga prilli.
Maurer, i cili është pjesë e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, është astronauti i 12-të gjerman në hapësirë. 51-vjeçari nga shteti i vogël perëndimor i Saarland është gjermani i parë në hapësirë në tre vjet.
Nisja e fundit fillimisht ishte planifikuar për fundjavën e fundit në tetor, por u vonua disa herë: fillimisht për shkak të motit, më pas për shkak të një problemi të vogël mjekësor me një nga anëtarët e ekuipazhit.
Diskutime rreth kësaj post