Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka pyetur sërish deputetin e PS-së, Erion Braçe nëse është ai zv.kryeministri i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane.
Deklarata e Salianjit:
“Deputeti i juaj turret për të ardhur në foltore ndërkohë që po flas, nuk e di pse të djeg aq shumë pyetja ishte e thjeshtë…Pse të djeg? A është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo jo? A është parafolësja ajo që flet dhe bën si e Shenjta Mari kjo duhet parë…. Por nëse është parafolësi që përflitet për para cash, këtë ua provoj edhe tek foltorja tjetër. Dhe meqë jeni për gjykatë ua provoj. Nuk është personale, pse e merr personale!”- tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post