Debatet mes opozitës dhe mazhorancës sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi deputeten Jorida Tabaku, solli reagime të ashpra në radhët e demokratëve. Deputetja demokrate, Flutura Açka gjatë fjalës së saj në Kuvend i tërhoqi vëmendje kryeministrit Edi Rama për shkelje të etikës. Sipas saj, Parlamenti nuk është një ambient ku mund të tallesh me kolegët teksa shtoi se kjo vërejtje do të dorëzohet në sekretariat.
“Unë jam pjesë e sekretariat të etikës dhe për etikë do ti bëja një vërejtje publike zotit kryeministër, këtu nuk jemi për të bullizuar shokët dhe kolegët , për të sillemi si shtetar të rregullt. Meqenëse vërejtjen nuk e bëra dot publike, do ta bëj me shkrim në sekretariat. Sigurisht do të talleni, por unë do të bëj detyrën time këtu në parlament. Zoti kryeministër ka inventarin e plotë të balonave që vërtiten në qiell sigurisht edhe të satelitëve, por nuk ju tha që në qiell vërtiten edhe ballon ajri të zbrazur, që të ngjiten, sidomos kur ka festë buxheti, duan nxehtësi ca tymra apo nxehtësi, por se çfarë e gazi e apo ajri e mban kryeministrin në këmbë që nuk na rrëzohet në foltore duke aktruar, tanimë është legjendë urbane”, tha Açka.
Po ashtu ajo kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri sa u përket artistëve. Ajo tha se kryeministri si një artist që është nuk duhet të tallet me zejen e letërsisë siç bëri pak javë më parë. Sipas saj, politika është shumë agresive nuk është aspak bujare.
“Pak ditë më parë në këtë foltore njëfarë artisti që nuk menaxhon dot as gjatësinë e vet, e jo më fatin apo shtetin tuaj, u tall me njerëzit që merren me zejen fantastike të letërsisë… Ata njerëz të paktën ua bëjmë pak orë më të lehtë jetën shqiptarëve me lexime duke i ndihmuar të harrojnë kush i drejton dhe si i drejton. Për këta njerëz dua të flas, për mbijetesën dhe rropatjen e tyre në për të ruajtur këtë zeje të bekuar në kushtet e një politike agresive dhe një mjedisi aspak bujar për ta”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post