Analisti Arjan Curri u shpreh se sipas tij shpallja e datës së Kuvendit nga ana e Lulzim Bashës do të thotë se në një farë mënyre firmat e Berishës janë vërtetuar.
“Kongresi i datës 11 do ti dilte Bashës jashtë kontrollit dhe do të kishte një njollë në pozicionin e tij si kryetar. Prandaj dhe mbasi me shumë mundësi Kryesia ka dhe metoda të tjera për të vërtetuar votat. Agjentura brenda partisë është më e madhe. Me shumë mundësi është marrë vesh që ato vota janë dhe ndaj e shpallën datën në datë 18. Pse 3 ditë pas kutive u ndryshua mendimi.”, u shpreh Curri te TPZ.
Diskutime rreth kësaj post