Sali Berisha ka reaguar për herë të parë, pasi Lulzim Basha njoftoi mbledhjen e Kuvendit të PD-së në 18 Dhjetor, 7 ditë pas atij që ka njoftuar ish-kryeministri, të cilin lideri demokrat e injoroi.
Berisha: I them Ramës hiq dorë se do hysh në histori njësoj si daja yt që kërkoi të bllokonte pluralizimin me tanke. Idealet e demokratëve nuk i mposht askush. Pengkryetarit nuk kam mesazh të veçantë se ai komandohet nga pengmarrësi. Por i them se në 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ky Kuvend thërritet nga anëtarësia. Ndaj dhe cilido që hyn në Kuvend, hyn strikt. E njoftoj peng-Bashën, se data 11 është vetëm data e fillimit, Kuvendi vazhdon deri në rivendosjen e pluralizmit në vend.
Diskutime rreth kësaj post