Diplomati Agim Nesho u shpreh se nëse Lulzim Basha nuk merr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë ai do të dalë jashtë PD-së, ndërsa e quajti anti demokratike kërkesën për të thirrur një tjetër Kuvend në datën 18 dhjetor.
“Ky veprim është në kushtet e dëshpërimit, për të mosrealizuar atë Kongres që shumica e delegatëve të PD e kërkon. Ky Kongres do të ishte i mundur nëse kërkohej përpara, dhe kjo ishte çështja e kompromisit sepse Berisha ka lënë të apur ekzistencën e fraksioneve për herë të parë në PD. Deklarata e Palokës ishte gjithashtu konsensus për ta bërë me negociata.
Kërkesa për Kuvend në datën 18 nuk është demokratike sepse foltorja ka krijuar një momentum i cili prevalon ndaj të gjitha vendimeve të tjera që mund të dalin nga strukturat, sepse përfaqësia është ajo që përcakton moralin e një force politike. Thirrja e këtij Kongresi është e palogjikshme. Janë dy gjëra, ose Basha kërkon që me një veprim të fortë, duke tentuar të zhdukë gabimet e tij politike, të dalë jashtë PD-së.
Nëse në datën 11 nuk merr pjesë, është e dukshme që ai do të dalë. Ose do të kërkojë një konsensus siç tha Paloka, por duke kaluar deri në ekstrem duke paralelizuar liderin e demokratëve të cilët kanë arritur të mbledhin Kongresin, me dy figura revanshiste sot në Ballkan, më duket e tejkaluar, shumë e pagjetur, për të sensibilizuar një opinion që nuk e dimë, sepse në Shqipëri nuk funksionon, por ka dashur të japë një mesazh që nuk e di se ku, për këtë gjë. Gjithë kjo lëvizja e Bashës, nuk e dëshiroja një gjë të tillë, mendoja që është më mirë që ai t’i bashkohej PD-së. Nuk mund të luftosh jashtë kuadrit të frymës”, u shpreh Nesho i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post