Me një vendim të papritur të bërë me dije në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit kreu i PD Lulzim Basha, ka sfiduar ish kryeministrin Sali Berisha. Ai ka propozuar që Kombëtar të mblidhet më 18 Dhjetor, jo me 11 Dhjetor siç ka paralajmëruar Sali Berisha.
Deklaratën e tij Basha e ka shoqëruar dhe me akuza të forta, duke u shprehur se ka njerëz të interesuar që pritet të shpallen “non grata” të cilët duan që të vazhdojë kjo përplasje në Partinë Demokratike, sipas Bashës për të mbrojtur veten e tyre. Këto akuza nga sa kuptohet i ka pasur për faktorë jashtë PD. Por kush janë ata që sipas Bashës presin që të shpallen “Non Grata”?
“Pse kaq të investuar këta për një akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo përplasje për te mbrojtur veten e tyre”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post