Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, deklaroi se buxheti falë mirë-administrimit të qeverisë buxheti në 8 vite është dyfishuar, ndërsa theksoi se këtë nuk e ka bërë asnjë vend tjetër sikurse Shqipëria.
Ai sfidoi Lulzim Bashën që të japë përgjigje.
“Buxheti është një përllogaritja që bëhet me mirë administrimin e të ardhurave nga qeveria. Nesër votojmë në parim një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë , pra është fakt që kjo qeveri edhe në kushte të vështira të pandemisë apo tërmetit ka mirë administruar të ardhurat. Unë ju sfidova, gjeni një vend tjetër që në 8 vite të ketë dyfishuar buxhetin e vet sikurse e ka bërë Shqipëria. Doni të marrim Serbinë, meqë zoti Basha e ka qejf, ta marrim. Apo Maqedoninë e Veriut, kë të doni ju! Kjo është për zotin Basha, le të vijë ti përgjigjet”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post