Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë ‘thumbimet’ as në këtë seancë parlamentare. Teksa fliste për shifrat e varfërisë, kreu i qeverisë iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha, por duke ironizuar Jorida Tabakun.
“Ja pra se unë po t’i tregoj shifrat. Nëse nuk i di ti, pyet atë që ke si balonë tabake,” tha Rama.
Në këtë moment, deputetët në radhët e PD u revoltuan me këtë që e konsideruan si ofendim nga kryeministri.
Ndërkohë kryeministri Rama u përpoq të shfajësohej me mënyrën e tij: “Asnjë problem etik s’ka këtu…balenat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe taruge e tabakë. Po ç’keni më, se të jesh balonë tabake ku ma gjen, është gjë e mirë. Është balona tauke ajo që s’bën.”
Diskutime rreth kësaj post