Ish-kandidati për kryetar të PD, dhe iniciuesi i “Iniciativës Demokratike” Fatbardh Kadilli ka reaguar sot pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se Kosova i dha një leksion politikës shqiptare, duke treguar se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike.
Deklarata e Kadillit:
“Leksion nga Kosova: Demokracia jo peng i elitave të korruptuara.
Kosova tregoi se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike. Kosova, tregoi si votohet lirë dhe ndershëm, dhe mbi të gjitha tregoi si humben zgjedhjet me nder dhe dinjitet.
Kosova është në brezin e tretë dhe të katër të udhëheqësve partiakë, duke i qarkulluar të gjithë në më pak se dy dekada. Ne jemi ende tek i pari apo, maksimumi i pari e gjysëm.
Sali Berisha ka që në dhjetor 1990 që nuk ikën dhe kërkon të bëhet prapë kryetar e kryeministër. Lulzim Basha ka që në vitin 2015 që nuk i zbret benzit dhe nuk e lëshon vulën. Ka për të humbur pa ndërprerje dhe prapë nuk do e lëshojë deri sa të bëhet sa Berisha në moshë.
Edi Rama ka që në vitin 1999 dhe duket se do rrijë deri më 2999.
Ne duhet të përzëmë shpesh e shpejt udhëheqësit, sidomos ata që humbasin nëse duam një të ardhme me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri.”-shkruan Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post