Gentian Gaba, emërohet sekretar i Marrdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike duke zëvendësuar Arben Kashahun që dha dorëheqjen para pak ditësh. Ky emërim është diskrecion i kryetarit Basha dhe nuk ka nevojën e votimit apo të kalimit të emrit në forumet e partisë.
Edhe pse nuk është bërë zyrtarisht shpallja e Gabës, ai u pa në krah të Bashës në takimin e kryetarit të PD me senatorët amerikanë. Gaba ka mbaruar studimet për Marrdhënie Ndërkombëtare në Firence. Vitet e fundit ai ka drejtuar mediat sociale të kryetarit të PD, duke qenë pjesë e shtabit të komunikimit të tij.
Megjithëse duket si një eksperiment i Bashës, Gaba është një zgjidhje e mirë, si për moshën dhe arsimimin, por edhe se është emër i papërfolur, pa pozicione të mëparshme në administratë. Ai zëvendëson Arben Kashahun i cili e mbajti detyrën për rreth dy vjet, por pa lënë shenjë në jetën politike dhe publike. Detyra e Gabës, ndër të tjera, me sa duket është të tejkalojë damkën e të qenit ’emërim i kryetarit’ të cilës Kashahu nuk ia doli.
Diskutime rreth kësaj post