Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas rezultatit të dobët që Lëvizja Vetëvendosje shënoi në zgjedhjet lokale.
Ai kërkoi reform të thellë brenda LVV-së, ku kërkoi që kjo të filloi nga sekretari organizativ e deri te dega e fundit.
“Duhet me kuptu partia që 50%-shi nuk është/ishte rezultat i punës së organizatës dhe aktivistëve, po i rrethanave politike të asaj kohe kur ka ndodhë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, është koha perfekte për me nisë reformën”, shkroi Gjinovci në Facebook.
“Me kon unë kryetar partije në VV, i kisha hi prej sekretarit organizativ e deri te dega ma e fundit, reformë/zgjedhje. Duhet me kuptu partija që 50%-shi nuk eshte/ishte rezultat i punes se organizates dhe aktivisteve, po i rrethanave politike te asaj kohe kur ka ndodhë. Organizata qe nuk mundet me kapitalizu ate situate dhe ato rrethana, pra 50%-shin, me e absorbu tpakten ni pjesë të madhe të tij, i bjen që eshte jashtezakonisht e pastrukturume dhe e pafuqishme, si rrjedhim i duhet reformim i thellë. 3 vjet para zgjedhjeve të ardhshme, eshte koha perfekte per me nise reformen.” – shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post