Semi dhuroi emocione të forta, kur në shtëpinë e vëllait të madh hyri babai i saj, të cilin kishte tre vite pa e takuar. Këngëtarja ka folur shpesh për të, i ka treguar banorëve për marrëdhënien e afërt dhe sa shumë e ka marrë malli.
Ai ka ardhur në Shqipëri dhe sonte hyri në “Big Brother VIP”. Semi nuk mundi të përmbante lotët, ndërsa i tregonte sa shumë e donte dhe sa shumë e kishte marrë malli për të ndjerë aromën e gushës së tij. Semi Jaupaj ka folur shpesh për partnerin e parë e parë të jetës së saj, këngëtarin Bojken Lako.
Semi tregon historinë e bukur të dashurisë me Bojken Lakon
Në një rrëfim, që u transmetua sonte gjatë spektaklit, ajo thotë se Bojkeni ishte dashuria e jetës së saj.
“Më ndryshoi jetën. Për 9 vite më sillte kafen në mëngjes, donte të mos punoja, të shkollohesha, të merresha me muzikë”.
Semi ka qenë 17 vjeçe kur është lidhur me këngëtarin. Ajo ka treguar se jetonte në Tiranë dhe ndarja nga prindërit nuk ka qenë e lehtë, ndërsa prania e Bojkenit e ka ndihmuar, por pas disa vitesh, ata u ndanë por mbeten shokë të mirë.
“Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.
Diskutime rreth kësaj post